TEKSTI ORIGJINAL

I do, s'i do
fjalën e fundit mos e mendo
dysho, beso
mikun e ngushtë ti mos e lendo
se ja vjen një ditë,
dite e re që do ta kërkosh
qetësohu një natë,
mendoje pak gjatë

Ti largo zemërimin nga mendja jote
që çdo mëngjes është më i zgjuar se çdo mbrëmje
mos lejo çmendurinë e një zemre
mendohu dhe pak,
harroje ket natë

Kujto, harro,
fjalën e fundit mos e lësho
mos u nxitio
miqësinë ti mos e lëndo
se ja vjen një ditë që miqësinë ti do ta kërkosh
mos mbaj kaq inat,
mos mbaj zemra plagë

Ti largo zemërimin nga mendja jote
që cdo mëngjes është më i zgjuar se çdo mbrëmje
mos lejo çmendurinë e një zemre
mendohu dhe pak, harroje kët natë

(ti prit dhe pak, po nxitohesh)
më ler ta them një fjalë
(ti prit dhe pak se ke frikë mos lëndohesh)
le të dal ku të dal
(ti ke frikë që të rrish të takohesh)
më mirë harroje, e di ku do dalë

Ti largo zemërimin nga mendja jote
që çdo mëngjes është më i zgjuar se çdo mbrëmje
mos lejo çmendurinë e një zemre
mendohu dhe pak, mendoje pak gjatë,
harroje kët natë
mendoje pak gjatë, harroje kët natë
mendoje pak gjatë, harroje kët natë
mendoje pak gjatë, harroje kët natë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024