Teksti Origjinal

U zdorgja prej promje
Për skaj nji hamomi.
I: Dul Eminja e bukur, aman
Nën hije t’limonit. :I

Hej, selamin ja dhash-e
Selamin s’ma muer.
I: Pasha din e iman-e, aman
Nuk foli me mue! :I

Kur shkova në krue
Me la sy e faqe
I: Mos m’u mshef mas kronit, aman
Se shpirtin ma knaqe! :I

Flokt e holla t'gjata
s'po t'i zë shamia
I: Fryni erë e malit, aman
M'i muer ment e mija! :I

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019