TEKSTI ORIGJINAL

I: Kur pata nji lule t’bukur
Thashë se do ta kem përher. :I

I: Iku fluturoi si flutur
Edhe s’mujta me i marr erë. :I

I: Lulen n’dorë unë kur e pata
Kimetin nuk ia dita. :I

I: Vaj sa shpejt na u ngrys nata
Unë këtë gja nuk e prita. :I

I: Lulja prej dorës ç’më ra
Unë nga gjumi u zgjova. :I

I: M'la të shkretë por si gur vorri
Dhe nga mendja shkallova. :I

I: Unë prej lules s’kam t’largu’
Si asht gjithë kjo dashuni :I

I: Gjithnji vjen duke u shtue’
Merre kupën edhe pi. :I

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024