TEKSTI ORIGJINAL

Jurgeni:
O po hedhim valle

Mariola:
Valle popullore

Jurgeni:
O po hedhim valle

Mariola:
Valle popullore

Mariola:
E nis vallen Gjirokastra
dorë për dorë me Tepelenë,
Sarandë, Delvinë dhe Himara
Vlora me ca djem' levendë.

Jurgeni:
Dhe Përmeti me Skrapar
Frashëllinjt' nga derë e madhe,
Korça mësonjtore e parë
dorë për dorë po hedhin valle
Korca mësonjtore e parë
dorë për dorë po hedhin valle.

(hej hej)

REF 2x:
Vallja jonë ka hedhur rrënjë.
Kërcejnë burrat rëndë rëndë
sup më sup lidhur si male.
Rrofsh moj Shqipëri e madhe!

Mariola:
Fustanella e tumane
ka lezet kjo vallja çame.
me katjushkë e Osman Takën
valles seç i vunë flakën.

Jurgeni:
Myzeqeja e bekuar
Berati sofrën ka shtruar.
Të kërcejë valle tabani
Mallakastrës iu dogj xhani.
Ore të kërcejë valle tabani
Mallakastrës iu dogj xhani.

REF 2x:
Vallja jonë ka hedhur rrënjë.
Kërcejnë burrat rëndë rëndë
sup më sup lidhur si male.
Rrofsh moj Shqipëri e madhe!

Jurgeni:
O po hedhim valle

Mariola:
Valle popullore!

Jurgeni:
O po hedhim valle!

Mariola:
Valle popullore!

Mariola:
Manastiri tha dy fjalë

Jurgeni:
Me Kërshavë do vij në valle.
Bashkë me Shkup e Gostivar
të tundim fusha e male.

Mariola & Jurgeni:
Bashkë me Shkup e Gostivar
të tundim fusha e male.

REF 2x:
Vallja jonë ka hedhur rrënjë.
Kërcejnë burrat rëndë rëndë
sup më sup lidhur si male.
Rrofsh moj Shqipëri e madhe!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024