Teksti Origjinal

(2 herë)
Përmbi Vjosë u rrita,i larë mbi valë
Pashain tënd më bëre,hipur përmbi kalë

(2 herë)
Moj Vjosë,moj Vjosë,përmbi breg të dola
Mëkatet mi trete dhe emrin ta mora

(2 herë)
Në futën mes malesh,ku derdhesh si loti
Këndojmë këngën labe,ku falet dhe Zoti

(2 herë)
Merrëmë në gji,të lagem si shkëmbi
Do ta fal dhe frymën(frymën do ta fal),djemtë e Vjosës lërmi

(2 herë)
Më merrë në krahë,të të them dy fjalë
Frymën do ta jap,djemtë e Vjosës falmë

(2 herë)
Këngësë dhe Vjosës,djemtë labërishte
Nga ty marrin erën dhe bëjnë pogonishte

(2 herë)
Vjosa nga Përmeti,vjen te Tepelena
Anë Memaliaj,ku më lindi nëna
Dhe nga Mallakastra, do të shkojë në Vlorë
Nënës së flamurit,që ti puthi dorë

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020