TEKSTI ORIGJINAL

Si në ëndërr për ty thirra
T `pyeta si je o nëna ime e mira
Emri yt nënë si thirrja n`Zot
Sa më dhëmb në shpirt
Që s`të shpërbleva dot
Vitet shkojnë, thinjesh ti
Nëna ime për ty mbeta fëmijë

Hoqe shumë nënë, m`solle n`jetë
Por zemrën e pate gjithmonë të madhe det
T'i puth duart që m`kanë dhënë gji
Nëna ime ti lotët fshiji
Aroma jote që n`flokë m`ke lënë
Parfumi më i mirë i t`mirës time nënë

Ref:
Dhe nëse t`kam lënduar, t`lutem nënë më fal
Se pranë gjithmonë do m`kesh, jam i yti djal
Vetëm me këtë këngë që ta këndoj gjithë mall
Nënë e gjithë bota je, më e shtrenjta fjalë
Nënë e gjithë bota je
Më e shtrenjta fjalë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024