Teksti Origjinal

Kur mendoj ato rrugë të pista
ku qentë shëtisin bishtpërpjetë
ku ke frikë mos rrëzohesh në ndonjë gropë
në rast se guxon t'sodisësh hënën e zbehtë
Dhe sa plehra, plehra, plehra
era nga më të çuditshmet.
O Zot s'arrij ta kuptoj
pse gjithmonë unë dua të shkoj
Në Tiranë.
Në Tiranë.
Në Tiranë.

Se kjo është balta ime
më e mira më e shtrenjta
që si një puthje në ballë më ngjit.
Eshtë ajo unë e di që pëshërit:
Kur do vish prapë?
Në Tiranë.

Se kjo është balta ime
më e mira më e shtrenjta
që si një puthje në ballë më ngjit.
Eshtë ajo unë e di që pëshërit:
Kur do vish prapë?
Në Tiranë.
Në Tiranë.
Në Tiranë.
Në Tiranë.
Në Tiranë.
Në Tiranë.
Në Tiranë.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019