TEKSTI ORIGJINAL

Labëri larë në hënë - Grupi i Bënçës
marës - Golik Jaupi dhe Përparime Ziflaj
kthyes - Dervish Guma
hedhës - Agron Selimi

(11/04/1995)

Labëri larë në hënë
eshtërat sa majë e rrënjë,
Malet’ë gushë më gushë
jashtë borë e brënda prushë,

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime..

Malet si supe me mëngë
sipër detit të ergjëndë,
amani, shokë, amani
aty më gjen prehje xhani,

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime..

Labëri zonja qesqine
shkrepat fole gjeraqine,
për stane dhe borë rradhë
për thëllëzat gushëbardhë,

E derdhura ibërshime
La moj, Labëria ime..

Pllajat aromë trëndeline
grykat derdhur në burime,
të dëgjoj këmborë stani
të këmbej nishan çobani,

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime..

Labëri gërxhe e tërë
honet prer si me gërshërë,
Malet’ë gushë më gushë
jashtë borë e brënda prushë,

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime..

Si ty vetëm zotët bërë
vashat vita, djemtë tërë,
amani shokë, amani
aty më gjen prehje xhani,

E derdhura ibërshime
La moj Labëria ime..

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024