TEKSTI ORIGJINAL

E merak o moj më bëre
rrugës kur më shkonje
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
llafet kur m’i thoshe
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
leshërat kur krihje
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
sytë o moj kur mi shtinje
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
rakinë kur pije oh
sevdaja o s’më hiqet ee

E merak o moj më bëre
në krevat o moj kur flinje
sevdaja o s’më hiqet ee

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024