TEKSTI ORIGJINAL

Selami Kolonja:
Netëve të vonës rrije
Mbrëmjeve të ftohta dimri
Në ballkon më prisje ti
Kur kthehesha nga larg
Nënë akoma prisje ti
Kur kthehesha nga larg

Mëngjeseve kur zbardhte drita
Kur gjithë bota ëndrra shihte
Ti dhe nënat e gjithë botës luteni për ne
Ti dhe nënat e gjithë botës luteni për ne

Kastriot Tusha:
Rrudhat ballin ta kanë rrethuar
Si kurorë nusërie
Nënë ti moj e përkdhelshme
fjalë e shenjtë perëndie
Nënë e moj e përkdhelshme
fjalë e shenjtë perëndie

Mëngjeseve kur zbardhte drita
Kur gjithë bota ëndrra shihte
Ti dhe nënat e gjithë botës luteni për ne
Ti dhe nënat e gjithë botës luteni për ne

Bashkë:
2x
Falmë nënë në kam gabuar
Ti që më fale dashurinë
Edhe një jetë unë po të rroja
S’do ta laja borxhin ty

Edhe një jetë unë po të rroja
S’do ta laja borxhin ty
S’do ta laja borxhin ty

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024