TEKSTI ORIGJINAL

ye ye ye yehh... ahah...

Djali i kumbarës ka ardh me bujt,
Baba na i qiti meze e raki,
Por hiç potirin nuk e ka lujt,
S'po don me pi.

Ndoshta asht lodhun e don me fjet,
E urdhnon baba çiken me shtru,
Kur u shtri djali me jorgan t'vet
Çika e ka mblu.

Ref:
Por hijeshumja si nuk shikoi,
U skuq voglushja e u ba n'ftyr gjak,
Se kambën djalit teksa kaloi
Ja shkeli pak.

Por hijeshumja si nuk shikoi,
U skuq voglushja e u ba n'ftyr gjak,
Se kambën djalit teksa kaloi
Ja shkeli pak.

mmm...
aaa...

Kërciti dhamb't djaloshi i ri,
Por nuk ofshani, e s'bani za,
Pse e shkeli vajza s'u ba çudi,
Ajo s'e pa.

I kaluen ditët djalit të mjerë,
Në thellësi t'zemres iu ngul një gjemb,
Këmba që shkeli vajza at'herë
Përsëri i dhemb.

Ref:
Por hijeshumja si nuk shikoi,
U skuq voglushja e u ba n'ftyr gjak,
Se kambën djalit teksa kaloi
Ja shkeli pak.

Por hijeshumja si nuk shikoi,
U skuq voglushja e u ba n'ftyr gjak,
Se kambën djalit teksa kaloi
Ja shkeli pak.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024