Teksti Origjinal

Vajzë e valëve
zemra më s’ja mban.
E mbi një gur anës së detit
qan e zeza, qan e mjera, qan e zeza qan.

Pret atë që pret
dhe një dhembje ndjen.
Gjithë bota venë e vijnë
por ai nuk vjen, e mjera, por ai nuk vjen.

Ju të bukur zogj
tek ju kam një shpresë.
Ju që shkoni det e male
dua t’ju pyes, e mjera, dua t’ju pyes.

Mos e patë ju
rron apo nuk rron?
Ndonjë lajm a ndonjë letër
vallë a më kujton, e mjera, vallë a më kujton?

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019