TEKSTI ORIGJINAL

Irini...
Ti shtegtar te them nje fjale

Vera...
Te them nji fjale

Irini...
Mos ma pe vajzen a djale

Vera...
Vajzen a djale

Irini...
Zemer çar si lis i malit

Vera...
O si lis i malit

Irini...
Vese o lot je gur prej mallit

Hysniu...
Te humbur dergoni lajme
Se ne zemer u ka Zoti
Zi si re lule pa gjame
Jete moj jete nuk bika loti

Fati juaj nuk ka emer
Ju veshem na me qefina
Nuk dergoni dot nje leter
Mbyllur ne burgje te zinje

Vera...
O nga derti
Nuk çelet gjethi
Gonxhet s'i hap
Tranadafili

Sebashku...
Ku je moj nene
Therret i biri x2

Hysniu...
Qan ne shteg e zeza grua
Nje tufe m'i ka len burri
Me te zeza gjer ne thua
Zi si korb kur del tek pusi

Irini...
Kush je ti qe rrin ne varre
Mos je vajz a mos je djale
Ke len pas nen e babane
Si duron i shkreti male

Sebashku...
Ku je moj nene
Therret i biri x2

O ju njerez te humbur
Engjujt ju sjellin shpresa
Ku eshte nje rreze dielli
Aty rikthehet jeta x2

Aty rikthehet jeta

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024