TEKSTI ORIGJINAL
Ti më njeh ma mirë se çdo njeri tjetër
Ti e di se ende mu’ m’dhemb plaga e vjetër
Ti e di se ende n’jetën time je
Dhe prapë po ke zemër me m’pyt çka ka t’re
Ref.
Çka ka t’re, çka ka t’re?
E çka ka me pasë kur ti me mu s’je
Çka ka t’re kurrë mos py’t
Kur ende në zemër është emri yt
Kur vetmia e jetës ty zemër t’mërzitë
Mos harro se ende dikush është tuj t’pritë
Kur qetësinë e shpirtit nuk e gjen askund
Mos harro se derën e ke çelë te unë
Ref.
Çka ka t’re, çka ka t’re?
E çka ka me pasë kur ti me mu s’je
Çka ka t’re kurrë mos py’t
Kur ende në zemër është emri yt