TEKSTI ORIGJINAL

U vu topi në zabel,
— Or Mahmut, or, pse s’na del?
S’ka si ju del Mahmuti gjallë,
Pa ba luftë me pashallarë.
5 Jalla, meca, erdh akshami.
Me inat na vje’ Selmani:
Për Çatëj na u vesh nizami.
Kush ma zu der’n e madhe?
Bajram Reçi me’i shishane:
10 — Ban gajret Hazizi em,
Me shishane vraj me ren,
Tua bajmë vorrin në Çerem!
Ç’asht ajo në Çafë të Lakit?
Asht e ama Mahmut Dacit.
15 — Ti çinro, Mahmut, or bir,
Se m’ban luftë me tre vezirë.
Me tre vezirë me pash’n e Shkodrës,
Hasan Beg, ti bjeri lodrës!
Bjeri lodrës t’borizanit,
20 U shem Gjakova, u shem Bërzhdani,
U mush udha me xhak nizami.
Në Stamboll na ka votë nami:
Mahmut Daci kshtu e bani!
Kur ju nis asqeri kullës,
15 I çoi Mahmutit për rixha.
— At rixha nuk e due!
Mahmut Daci a shitue!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024