Teksti Origjinal

Bares fushave te heshtjes me gjemba ne gjuhe
Qiej te hapur me tendosen mbi krye
Por nuk jane qiejt qe lengova une
Dhe pertyp dheun e serte qe era ngre
Shijen ia njoh kaq mire por tash’ (me mijera vjet)
S’e kam mendjen atje
Dhe pertyp balten e serte qe shiu lag
Zjarri vazhdon te qendroje mbi te
Dhe pafundesisht digjet prush e flake

Xhehenem
Ti qe fsheh ne terr xhevahire te zinj
Xhehenem
Ti qe ndriçon tej dhe me pret ne fund te shtegut tim
Xhehenem
Ti qe neteve shpirtin m’a kaurdis me zjarr
Xhehenem
Qe me le germadhe mbuluar me zift edhe me ar

Pluskoj ne oqeane vetmie me qelqe ne sy
Ujera te hapur’ me shpalosen perpara
Por nuk jane ujerat qe kerkova une
Dhe gelltis kripen e hidhur qe dallga sjell
Por shpirti s’me gjen qetesi dhe prape nga e para
Do korr ç’fare kam mbjelle.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020