TEKSTI ORIGJINAL

Kjo jetë qeni, e bukur ditë për ditë,
„qen me qime“ është kjo jeta ime!
Auto-Autostradë që jo nuk ka fund,
s'më mbetet tjetër, ta dua dhe më shumë!

Një poet i keq i vetes jam
dhe fjalë për të t'përshkruar jo më s'kam!
Me një gotë verë të thyer të shoqërojë,
aty unë humbem dhe harrojë!

Një qen besnik i kësaj rruge unë do t'jem
dhe pse vështirë, por bukur do të jetë,
do të zhgërryhem në "asfaltin" tënd
dhe atëherë do t'them se kam mbet pa mend!

Ndaj mos u tkurr, kap momentin "O MILET!",
se rast tjetër s'ke për t'gjet!
Ha, pij', dehu dhe bëj shumë dashuri,
ndryshe, jo s'ke gjë në vijë!

"Ndaj bëj qejf, O MILET!"

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024