TEKSTI ORIGJINAL

Oj hanë (zgjatur) duku n'kët' natë
M'shoqno në vetmi, se t'gjithë më kanë lanë!
O zemra me rënkon për dashuni që ma s'kam!
M'shoqno në vetmi, se të gjithë më kanë lanë!
O zemra me rënkon për dashuni që ma s'kam!

Duku oj hanë edhe shkëlqe,vetmitare si une je.
Unë rri me kangë e ti me dritë,
O ndjenjat tona i kanë grabit!
Unë rri me kangë e ti me dritë,
O ndjenjat tona i kan grabit!

Oj hanë, oj kangë, oj natë, i vetëm un jam!

Por nata, mbështjellë vetëm gjithësinë.
Askund nuk shkëndin, ndoj yll me m'shoqnu!
M`kanë lanë e m`kanë braktisë që m'kan dashunu!
Askund nuk shkëndin, ndoj yll mem shoqnu!
M`kanë lanë e m`kanë braktisë që m`kan dashunu!

Hana mshifet o lart mbi re,
Vetëm kanga mu më njeh.
Unë i vetmum me brenga t'mdha!
Shkoj n'harresë sot si çdo gja!
I vetmum me brenga t'mdha!
Shkoj n'harresë sot si çdo gja!

Oj hanë, oj kangë, oj natë, oj nanë!
I vetëm unë jam.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024