TEKSTI ORIGJINAL

E ka vendos nje shkrimtar
Krijimtarine ta nderprese
Me tekste kengesh
Do te dale tani ne treg

Harxhoi vlera,mund dhe vite
Mbushi raftet plot me libra
Por nje dite falimentoi
Askush librat s’ja lexoi

Shume vone shkrimet filloi
Nje autor kengesh informal
Shkrimtarin e madh sfidoi
U pasurua e mori fame

Kenga e tij mori dhene
Ne shume mendje zuri mend
Me plot ritem ne cdo makine
Ne çdo dasem valles I prine

Shume kohe ai nuk harxhoi
Me fjale te zgjedhura mendjet trazoi
Po I shkon mbare I vogli biznes
Per çdo dite fabrikon nje tekst

Ju pershtat ekonomise se tregut
Balancoi kerkese oferten
I kendoi gjitheçfarelloj
Edhe vrasesin e beri hero

Si gomari qe refuzoi jonxhen
La romanin filloi kengen
Duhet me ju pershtat ambientit
Sipas vendit behet kuvendi

Rri shkrimtari para autorthit
Si pacienti para doktorit
E ndihmoi ne tregun e ri
Ne shume fusha I la zone te lire

Kur shkrimtari e mori kthesen
Po mendon te zgjeroj biznesin
Me mire tani sa nuk eshte vone
S’te pyet kush çfare ke qene.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024