TEKSTI ORIGJINAL

Mu te pusi i Sulejmanit
pusi e Çelo Mezanit
Kur na ra me artinë e parë
Çelua na ktheu surranë.

Kur na ra me artinë e dytë
Çelua gremisi sytë
Kur na ra me artinë e tretë
Çelua u vra me të vërtetë.

Vanë nënës e ja thanë
se Çelon e kanë vrarë
Mos ma thoni këtë fjalë
se Çelon e kam të gjallë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024