Teksti Origjinal

Ku e kam nane çifteline e babes
Edhe njihere o me ja thane kanges
Me knu shqip more e me qa prej malli
Qysh i ka more o hije shqiptarit

Hej çiftelija o e babes plak e
Nuk osht djeg veç osht la me gjak e
Merre bjeri edhe njihere bir
T'ja ndi zanin veç njihere n'liri

Hej edhe pse vllau s'ma ndin kangen
Edhepse ma s'kendoj me baben
Edhepse ne vorre s'ka bi bar
Cilen kange nane po m'thu me marr

Hej çiftelise telat o me ja nxe
Me u knu trimav qe rane per atdhe
Mos me ndal more kurre kangen shqiptare
O per ushtrine o per ushtrine o more çlirimtare

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020