TEKSTI ORIGJINAL

Do të dal në shi të ngre dolli
Fajin tim tim ne botë e njoh vec unë
Shija jote, shija lotit tim
Sytë e tu të bukur desha shumë

Te shihja, e dije
Endrra ime përfundoi në kosh
Të prita, të vije
Jo nuk kish unazë në xhepat bosh

Po sikur ta kthenim jetën
Koha jone të shtohej pak më shumë
Jo une nuk gabova por ti smë njohe kurrë

Sikur të dërgoja letër
Emrin mos ta shkruaja në fund
A do të ta ndjente zemra që isha unë

Po ta kishe falur emrin tënd
T'isha unë ajo që thoja po
Zemren ti e ndan me tjetër kënd
E tani ty të gëzon ajo

E në mëngjeset e saj
Nje mekat do të ndajë
Ditet e mija e netët në faj

Se vetëm unë do të mbaj
Asnjëhëre sdo të qaj
Nuk do të lutem për vitet që ia fal.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024