TEKSTI ORIGJINAL

Ishte muaj marsi
kur ty të takova,
Zemra mu’ më plasi
ty të propozova.
E kam prit’ momentin
me ty me u takue,
Fjalën time t’zemrës
un’ me ta tregue.

Malli im për ty,moj,
asnjiher’ s’po m’hiqet,
Nuk m’len gjum në sy,
e zemra po m’digjet.
Dorën ti ma dhaje,
une ta dhash besën,
“Të du’ “ ti më thaje,
nuk ma humbe shpresën.

Aspak nuk t’idhnohem
se m’pate mundu-e,
N’dashuri t’betohem,
kurr’ s’kam me t’tradhtu-e.
Duro,mori zemër!
Duro,veç duro!
Dashurin’ e zemrës
kurr’ mos e harro!

Teksti dhe muzika: Syrja ETEMI

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024