TEKSTI ORIGJINAL

Me kaploj merzija,
s'po muj me e bajt,
bija po me shkon nuse,
zemren ma ka kall,
bija po me shkon nuse,
zemren ma ka kall

Kurr ta pash duvakun,
menjen ma ke mar,
qysh me dal te dera,
me te than udha e mar,
qysh me dal te dera,
me te than udha e mar

Bije nanes bije,
u bofsh si mbretreshe,
sa her vi me te pa,
ishalla t'shof tu kesh,
sa her vi me te pa,
ishalla t'shof tu kesh

Tash u bone nuse,
me diten e sodit,
burrin dhe vjerrine,
duj per hater tzotit,
burrin dhe vjerrine,
duj per hater tzotit

Krushit vin te dera,
merzin sen e baj,
gajret po i jap bijes,
t'lutem bije mos qaj,
gajret po i jap bijes,
t'lutem bije mos qaj

Me percjell s'asht leht,
hallkut me kan than,
sot u vertetova,
koka kan shum rran,
sot u vertetova,
koka kan shum rran

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024