TEKSTI ORIGJINAL

Balluket e ballit moj
mbi sy të kanë rënë
si hëna mbas malit moj
si hënë e pabërë

Manushaqet lule
lulet që këpute
do t'i bëj varëse për gushe
ditën që do bëneç nuse
(përsëritet pas çdo strofe)

Lulet e fustanit moj
ngjajnë si argjëndë
kush t'i ka qëndisur moj
vetë apo jot' ëmë

Si do ia bësh djalit moj
kujto ç'i ke thënë
te burimi i zallit moj
shtegun ta ka zënë

Zogjtë nëpër fleta moj
ëmbël cicërojnë
me forcat e veta moj
foletë i ndërtojnë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024