TEKSTI ORIGJINAL

Historitë po përsëriten
Na qëndrojmë, pushtues tkoriten
Kush po don me shkelë Sllupqanin
Nuk po i del qyshë kaba planin

Rrajtë e trimav ktujanë moti
E me ilkundë mundet veç Zoti
Djemt shqiptarë shkaut dorë s`I zgjatin
E kanë n`ball AGIM RUFATIN

Refreni:
Heu ku je AGIM RUFATI
Atje I qetë ku t`pushon shtati
Ty t`nderojnë trojet shqiptare
Me shqiponjen dykrenare

Mbi këtë dhe që solle dritën
Katër Fmijë krenarë po t`rriten
Se kush vdes për troje t`veta
Ai jeton rrafsh sa t`është jeta

Një ditë t`mire n`jetë t`vet se diti
Por prej hasmit mshirë nuk priti
Herë n`atdhe e here n`mërgim
Veç lirine kishte qëllim

E la punën e la shkollën
Punë e shkollë e bën grykëhollën
Gjallë ei`vdekun gjithëkrenar
E mban emrin Çlirimtar

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024