TEKSTI ORIGJINAL

Na erdhë haberi prej Dukagjinit
“Po gufon ujë prej zanit Drinit”
Ç’janë kto fjalë që po gjëmojnë
Edhe gryk’t e bjeshkëve po ushtojnë

“Unë burojë në Strugë e burojë në Pejë
I boj malet bashkë skej m’skej
Nëpër vena ju jap jetën
Veq ni Zot Ai na shkrun dekën”

Dy buzë me i gojë, gegë edhe toskë
Ni gjuhë kem tanë, e thrrasim nanë

Nanë kurr mos ma bofsh hallall gjinin
N’ti harrofsha kto fjal’t e Drinit
Le t’ushtojnë sikur val’t e detit
Me mbledh tok o zanat i mbretit

Me da lehtë po ron me bashkue
Njoni tjetrin me durue
Burrni s’koka me dal n’mejdan
Po me lan idhnimin me ni anë

Dy buzë me i gojë, gegë edhe toskë
Ni gjuhë kem tanë, e thrrasim nanë

“Dil e piqu n’Haxhi Zekën
Grish Kosovën bashko rekën
Lsho kushtrimin n’toskë e n’gegë
Mblidhnu tok si kokrrat n’shegë”

(katër vargjet e fundit nga Gjergj Fishta)

Dëgjova kushtrimin, në vend e mblodha gjithë toskërinë
Bashkë me Drinin erdha, u poqa me tërë gegërinë

Do ta hedh një valle, një valle me dasmorë
Për Shqipërinë sot do të këndojmë

Do ta puth në faqe atë vajzën malësore
Shqipërinë sot po e bashkojmë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024