Teksti Origjinal

Kenget e vendlinjes me ato lezete
Kudo qe kam shkuar moj,une i mbaj me vete
Kenget qe kendohen,nga anet e mia
Me gjuhen e tyre moj,me flet historia

Ref.
Dhe keshtjellat bien po nuk bie kenga
Deget mund te thahen por nuk thahet rrenja
Gjer ne buzen time koha sec i pruri
Se kenga dhe Shqipja moj
Rrojne me shume se guri (x2)

Ashtu si lumenjte,derdhen neper dete
Nga brezi ne breze moi edhe kenga vete
Keshtjellat kane rene,koha i ka tretur
Por kenget si malet moj te larta kane mbetur

Ref. (x2)
Dhe keshtjellat bien po nuk bie kenga
Deget mund te thahen por nuk thahet rrenja
Gjer ne buzen time koha sec i pruri
Se kenga dhe Shqipja moj
Rrojne me shume se guri

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019