TEKSTI ORIGJINAL

1.
Ikin vitet shkojnë
Pulat diskutojnë
Kush në jetë ka dal më parë
Ne apo vezë e bardhë (2x)

Fort u ndez debati
Sa u mblodh gjithë fshati
Mblidhen shpejt gjithë pularitë
Shkencëtarë, akademikë

Ref. Flasin kakarisin,
Botën e habisin
Nuk u gjen formula
Veza apo pula (2x)

2. Mblidhet parlamenti
Edhe presidenti
Ja partitë sherrin ndezin
Të pyesin këndezin (2x)

Unë- thotë kokoshi-
nga veza kam dalë
që e bëri pula
e kështu kështu me rradhë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024