TEKSTI ORIGJINAL

O gjamë po vjen por nga lugina
e jan mbushë malet me trima o hej
vjenë orteku e vjen rrebeshi
n’luftë ka hy komandant Lleshi o hej

Janë Presheva me malsi,
janë Medvegja plot trimni
Bujanovci e krejt lugina
O djemt si rrfeja e si vetima
o si vetima

O s’mund t’i nalsh gjuhë e flamur
ktu flet shqip taka me gure o hej
s’trrim ner kamë se s’na mbanë neri
kshtu na msoj Idriz Seferi o hej

Dhe unë jam Kosovë e vjetër
jemë shqiptar e s’bahem tjetër
lemë te qetë se po t’nxan sherri
o se ngjallet Isa e Idriz Seferi
Idriz Seferi

O q’far ka mali pse i del tymi
kan mrri djemt nga Dukagjini o hej
s’kthehen mas s’u trembet syni
kshtu i msoj Skelzen Haradini o hej

Aty ku vlon gjaku i shqiptarit
si n’Kosov as si tremben zjarrit
amanet e kemë prej t’parit
o amanet prej Adem Jasharit
Adem Jasharit

O kush i pari e qau fortunen
mori pushken e me ndal dhunen o hej
plot fishek gjerdanin e veshi
trim i rrallë komandant Lleshi o hej

N’luftë s’u thy se ish drangu
as ni her nuk u ligshtu
tmerr armikut i pat shti
o por na e vranë ne pabesi
ne pa pabesi e

Dita qe ti jetë ke nrru
n’pavdeksi po u shenu
Komandant n’luftë e n’prita
o yll qe nuk i shuhet drita
s’i shuhet drita.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024