TEKSTI ORIGJINAL

Mëndja ime është e çthurur, çudira fantazon,
Ka shume tym ne mendjen time
Dua te zhdukem sa nuk është vonë,
Unë ëndërroj nje anije në një pellg,
nje pellg me ujë pak,
Por unë jam vetëm një reflektim i mëndjes sime JO ju s'me beni dot zap.
Mua të përdalë më quanin në universitet,
Tronditeshin nga magjia ime, se prangat i zgjidhja vetë,
Une betejë nuk kisha shpallur,
kundër kujt të luftoja?,
Une luftoja kundër vetes sime,
Kundër tyre nuk mund të fitoja.
Ndaj tyre s’mund të fitoja.
Qëndro si përbindësh baba më the
Pa ditur çfare ne jete do kaloja
Te tille me rrite, ashtu me le
Ndaj tyre jo, prape nuk fitova.
Lamtumirën dua tu lë,
Sa me larg une desha të shkoja,
Ne çmenduri mos te përfundoj,
Ndaj tyre jo, prap nuk fitova.
Lamtumirën dua tu lë,
Sa me larg une desha të shkoja,
Ne çmenduri mos te përfundoj,
Kundër tyre nuk mund të fitoja..........

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024