TEKSTI ORIGJINAL

Sa do doja të të kisha dashur
o muza ime e zezë!
Të kisha shtrydhur gjithë lëngun e pamundësisë tonë.
E ta kisha pirë deri në fund të fundeve.

Sa trena, sa qytete do kishin çuditur habinë tonë.
Dashuri e egër e pashmangshme!
Të pirë e të dehur në sytë e njëri-tjetrit.
Veç ne pa le të mbytet bota!

Por jo, vetëm jam nëpër trena pa emër.
Vetëm je, nëpër netë e dashuri të rastit.
Vetëm jemi duke përtypur të shkuarën që vret
dhe të ardhmen pa shpresë.

Në një mjegull ku urrejtja dhe dashuria përpëliten, të shtrëngoj e të mbaj fort,
buzët t’i kafshoj, zemrën të rrëfej
e të shkruaj, të shkruaj, të këndoj....
Të këndoj odët e pashkrueme e këngët e pakëndueme
dhe dashuritë që nuk dashuruan dot!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024