Teksti Origjinal

Kjo historia e miqësisë sonë
qënka lesh me qime siç i thonë
se herët a vonë
ne e dimë si përfundon.

Ja ku jemi si gjithmonë
të strukur në pamundësinë tonë
ti hesht, unë këndoj
ti hesht prapë, unë ëndërroj...

Nuk e di jo
nuk e di seç shpresoj.
Kjo dashuri është veç një rrugicë qorre
por unë dua dua të besoj.

Nuk e di jo
nuk e di seç shpresoj.

Kjo historia e miqësisë sonë
është thjesht gënjeshtër, është iluzion
i vendimeve të mia kote, kur zemra refuzon
të t’fshijë nga kujtesa e saj përgjithmonë.

Sa bukur gënjej veten
kur them se nuk m’intereson.
Ku je, ç’farë bën, a më mendon
Se kë tani në krahët e tu tani fort po shtrëngon ?

Nuk e di jo
nuk e di seç shpresoj.
Kjo dashuri është veç një rrugicë qorre
por unë dua dua të besoj.

Nuk e di jo
nuk e di seç shpresoj.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019