TEKSTI ORIGJINAL

Desha të hyj në zemrën tënde
u kërrusa, u kërrusa
u bëra lëmsh sa një top
por prapë i dashur
zemra jote nuk më zuri dot

Ndoshta dhe mund të hyja
por të them të vërtetën
e kërrusur s’mund të rrija
atje gjithë jetën

Zgjeroje zemrën ti
më tepër, më tepër, më tepër
dhe në qoftë se më nxen
do të hyj patjetër

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024