TEKSTI ORIGJINAL

Në qiellin tim
aty pas reve
fshihet një kështjellë
pambuk dashurie.

Aty nuk ka heshta, hendeqe dhe pirgje
por veç dritare ku rrezullon buzeqeshja jote
pafund.

Dhe rrotull saj, përmes kaltërsive
fluturojnë mijëra ëndërrime
ushtarë dashurie.

Ata e ruajnë kështjellën
nga hajdutët dhe piratët
nga sunduesit, rrëmbyesit
dhe Don Juanët e flakët.

Në kështjellën time
ti je princ e princeshë
mbret e mbretëreshë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024