TEKSTI ORIGJINAL

Ti moj delja, delja rude
as ma fal nji qingj të butë
n’verë, n’verë , aman !

Qingj të butë, lara lara
sa t’i dal lalës përpara
n’verë, n’verë, aman !

Sa t’i dal lalës përpara
bashkë me qingjin lara lara
ta kullosim nëpër ara
n’verë, n’verë, aman.

Nëpër ara, n’mal e n’fushë
bashkë me lalën gush’ më gushë
n’verë, n’verë aman.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024