Teksti Origjinal

Eja pranë dhe më fal një vallëzim,
t’a rikthejme jetën pas si një film
Zemrat tona ekran,
ngjyra i dhane
errësirës
Më shtrengo dhe njëherë si dikur
si në foton e varur mbi mur
Dashuria i jep krahë,
dhe kujt nuk i ka
une dhe ti, ishim ata

Unë dhe ti,
që ndame dhe të fundit kafshatë,
duke thën se sa jemi me fat,
sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë
Une dhe ti,
erdhëm nga ëndrrat në jetë,
duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë,
dhe mbollëm një rreze diku,
të shkëlqej sot një diell i vërtetë

Ne u nisëm me hënën e plotë,
Përmbi dallgën e lotit të ftohtë
Zemrën busull në dore
dhe nē kraharor
dashuria
Prekëm fundin dhe mbërritëm në majë,
por kujtimet sebashku i ndajmë
Jemi ne nga ata
që krahët i'a dha
varfëria

Unë dhe ti,
që ndame dhe të fundit kafshatë,
duke thën se sa jemi me fat,
sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë
Une dhe ti,
erdhëm nga ëndrrat në jetë,
duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë,
dhe mbollëm një rreze diku,
të shkëlqej sot një diell i vërtetë

Ti i dhe kuptim jetës time,
ti e ktheve dhimbjen në forcë,
çdo mëngjes me diellin në lindje,
nuk pritëm kaq shumë nga kjo botë

Unë dhe ti,
që ndame dhe të fundit kafshatë,
duke thën se sa jemi me fat,
sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë
Une dhe ti,
erdhëm nga ëndrrat në jetë,
duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë,
dhe mbollëm një rreze diku,
të shkëlqej sot një diell i vërtetë

Unë dhe ti, vetëm ne të dy
Unë dhe ti, ne të dy

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020