TEKSTI ORIGJINAL

Sa shumë m’ka marrë malli
Për nji kangë të vjetër
Nji kavallit zonin t’ja nigjojë

2x
E t’i knoj dashnisë si ashik i vjetër
Fjal’t e Hakit t’i kujtojë

Nëpër hallka t’nalta burrat tuj këndue
Emrin Tand shumë tu e përmen
N'këtë dynja garib jon, ashikat e tue
Afër vetit bonju ven

Ftyrat sikur hana natën kur rrëzon
Nuri zbardhi zemrën, neve dritë na bon

2x
Falë i kofsha ktij rahmeti, oj farë e dashnisë
Bone Zot o zëmren teme venin e lumnisë

Dul sabahi e na agoi shkrete
Shkun ashikat zemrat na lanë vete
Hajde sonte t’rrijmë bashkë more vlla
Për hatër t'ashkit sofrën ta shtrojmë na
Me muhabet, o natën ta bojmë sabah
O se prej dynjas o kush don me ik
Me emër t'Hakit bohet ashik

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024