TEKSTI ORIGJINAL

Këngë dasme Gjirokastrite
marrës - Arian Shehu,Lili Çenko,Mevlut Meleqi
kthyes - Perlat Meli
hedhës - Axhem Hysometaj
iso - Lili Çenko,Hasan Xhiku,Mevlut Meleqi

Në fund të baçes së madhe,
o limon e portokalle.

Shkojnë dhëntë valle valle,
o limon e portokalle.

Zura një ta bëj manare,
o limon e portokalle.

Ta ushqej me bukë vale,
o limon e portokalle..

(13/12/2013)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024