TEKSTI ORIGJINAL

Ilir Shaqiri
o ju male që ushtoni
Sali Manin ma këndoni
ju burime që buroni
Sali Manin ma këndoni
Sali Manin ma këndoni ndaç ma vajtoni

Nikollë Nikprelaj
Drini i moçëm
po i çan brigjet
Sali Mani nuk përgjigjet
jo nuk përgjigjet

ngrite kokën malsi e madhe
nxirri fjalët nga palca e gurit
në palë të flamurit

Ilir Shaqiri
Gjethet bien e tjerat dalin
cili sy ta ka parë djalin
cili sy ta ka parë djalin
cila këngë ti ta ngrisë ballin
cili lajm ta shuan zjarrin
e ta heq mallin

Nikollë Nikprelaj
Syri i zmerës tmbet n'Kosov
dy lot burri flak e borë
për një dasmor
ai po vjen bashk me lirinë
me bekimin që i dhe ti për një Shqipëri

Atje lart te malet hije rënda
nga ca burrash çerdhet ngriti kënga
fli o vlla nën rreze Shqipërie
plisa bardhi me zë pavdeksie

Atje lart te malet hije rënda
mjaltë e helm çerdhet ngriti kënga
fli o vlla nën rreze Shqipërie
plisa bardhi me zë pavdeksie

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024