Teksti Origjinal

Zemra ime rreh qysh atëherë
kur u njohëm bashkë në aksion
këngës kur ia the
me njëherë pranvera lulëzon

lulet e dashurisë s’i shkund dot era
është e përjetshme në atdheun tonë pranvera

o sa ëmbël sa bukur çel pranvera
më të bukurat lule, i çel kjo dashuria

këngë të shtrenjta ndër ara ndër miniera
në rrugë të jetës gjithmonë ne marshonim
këngë të shtrenjta ndër ara ndër miniera
në rrugë të jetës gjithmonë ne marshonim

unë e lumtur jam, se në kohën e partisë jetoj
ty kur pranë të kam nis furtunës eci punoj
jam i lumtur, diell për ne partia
s’ka vend më të bukur se Shqipëria

o sa ëmbël sa bukur çel pranvera
më të bukurat lule, i çel kjo dashuria

këngë të shtrenjta ndër ara ndër miniera
në rrugë të jetës gjithmonë ne marshonim
këngë të shtrenjta ndër ara ndër miniera
në rrugë të jetës gjithmonë ne marshonim.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020