TEKSTI ORIGJINAL

Ti o zogu këngëtar
Ndale këngën mos vazhdo
A më sheh se m'kan tradhtu
Eja bashkë me mu loto

Dua t'qajë,të bërtas
Ndoshta zemra po më plas
A ka kush t'më kupton
Shpirtit tim kush i beson

Ref:
Sa e gjatë kjo ditë vetmie
Sa e gjatë kjo natë e zezë
Do t'qetsohem ndonjëher
Atëher kur do të vdes

Si një lum që nuk ka ujë
Si një dimër që s'ka borë
Ta përshkruaj këtë vetmi
Të gjejë fjalë e kam shumë zor

Dua t'qajë,të bërtas
Ndoshta zemra po më plas
A ka kush t'më kupton
Shpirtit tim kush i beson

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024