TEKSTI ORIGJINAL

Në ka një çmim për të pafatët
Unë atë çmim e kam fituar
Por asnjë mashkull nuk vlen shumë, jo
Veç zhgënjime n'jetë pata, unë po

Si mendon e dashur
Vallë nuk e kuptojmë ne se
Nuk ka nevojë të shtiresh
Se ty zemra të lexohet (oh, jo)

Dhe pse s'e pranon ti
Ne e shohim qartë, të shohim
Thellë është ndjenja

Jo nuk e di përse s'mund ta pranoj
Sepse e do, thuaj pra që e do
E dua po, ai kurrë s'do ta di

Sepse e njoh unë mirë finalen
Dhe pse mendimet shkojnë e vijnë
Një zë i zemrës thotë "beso ti"
E ndërsa mendja "mos beso, jo"

Jo, jo mos dysho ti
As mos u mendo gjatë
Sepse ne ty mirë të njohim
Jo, ti nuk mërzitesh

Këtë mirë po ne e dimë
Po t'mos ishe e dashuruar ti vetë me hero

Jo s'e kuptoj, nuk arrij ta besoj
Pranoje ti, shumë e lumtur do jesh
Më falni, por jo nuk mund unë t'ia them
S'është e vërtetë, do t'ia thuash ti vetë

Jo, jo e di, s'mund të ndodhë
Do t'ia thotë ajo
Më lini ju, jo dhe jo
Por ti e do, ti e di që e do

Oh, s'gënjej dot jo
E dua unë, po

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024