TEKSTI ORIGJINAL

Ana:
Dritarja e hapur, ajo derë gjithashtu
Sa gjëra mund të bënim këtu
Sa pjata, dhjetra pjata që po shoh

Në korridore nuk ka zhurmë
Duhen valltarë, po duhen shumë
Dhe dyert hapen sot, sa bukur është

Të gjithë njerëzit sot këtu do t'vërshojnë
Shumë gjëra këtu do t'ndryshojnë
E lumtur, shumë e lumtur ndjehem sot

Se po veç sot, po vetëm sot po
Ka muzikë e ka plot dritë
Se po veç sot, po vetëm sot po
E gjithë nata do të ndritë

Nuk e di se çfarë ndiej e çfarë jam
Jam plot gaz e plot hare
Se po veç sot, po vetëm sot po
Vetëm më s'do t'jem

Mezi po pres që t'i takoj të gjithë
Po sikur të takoj të duhurin?

Një pelerinë me plot stoli
Duke pozuar plot hijeshi
Një bukuri simbol do të jem vetë

Dhe ja aty përballë ai
Një djalë i pashëm plot hijeshi
I ëmbël si kjo çokollatë në pjatë

Dhe të dy bashkë qeshim e flasim
E çuditshme mund të jetë
Por gjithçka e bukur është, vërtet

Se po veç sot, po vetëm sot po
Një yll në qiell do t'më shndris
Se po veç sot, po vetëm sot po
Unë romancën ëndërroj

Dhe e di që s'dua ndryshe
Sa shumë e dëshiroj
Se po veç sot, po vetëm sot po
Lumturinë po e shpresoj

​Elsa:
Nuk i lë të hyjnë, nuk i lë të shikojnë
Ti je perfektja që të gjithë ëndërrojnë
Mos prek, mos fol, kur flet mendo
Kujdes gjithçka se sytë të shohin
Mos gabo

Se kaq mjafton për sot

Ana:
Kaq mjafton për sot

Elsa:
Sot dhe ndryshe mot

Ana:
Sot dhe ndryshe mot

Elsa:
Dyert hap... hapni, hapini

​Ana:
Hapini
Se veç sot, po vetëm sot po

Elsa:
Nuk i lë të hyjnë, nuk i lë të shikojnë

Ana:
Plot gëzim po ëndërroj

​Elsa:
Ti je perfektja që ëndërrojnë

Ana:
Për vetminë jo më s'mendoj

Elsa:
Mos prek...

Ana:
E dua dashurinë

Elsa:
Mos prek, mos shko, kur flet mendo

​Ana:
Gjithçka mbaron me nesër
Pra sot po fluturoj

Se veç sot, po vetëm sot po
Se veç sot, po vetëm sot po
Asgjë s'do t'më pengoj

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024