TEKSTI ORIGJINAL

Ra një yll
Më tha zemra një dëshirë!
Po ku ra?
Në mesnatë në errësirë…

Pse kjo dritë
E vetmuar qiellin la?...
Erdh’tek unë,
Nëpër udhë ku dritë nuk ka

Kërkoj të vi tek ti
Atje
Lart në pafundësi

REFRENI:
Sa dritë në qiellin blu
Sa larg të vijë tek unë
Ëndërroj errësirën ta verboj
Me dashuri
Gjithmonë do jetoj
Që natën ta largoj
Dua dritë të shohin sytë e mi
Pa kufi

Pse kjo dritë
E vetmuar qiellin la?...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024