TEKSTI ORIGJINAL
1-
Vals i anijes përmbi dallgë
më përkund si djep gjigand,
një gotë vere mbaj në duar
si një kafe e pi ngadalë.
Prekin kujtime pulëbardhat
që fluturojnë lart mbi det,
mendimet, ndjenjat me ty do t’ndaj,
ato me valë ngatërrohen lehtë.
Refreni:
Bota veç dy hapa tutje-
lumë që rrjedh me egërsi,
unë në supin tënd mbështetem
e gjej paqe dhe harrim.
Jeta është shkëlqim i çastit
që nuk fiket, s’tretet kurrë,
s’e kam dashur ty dhe diellin
asnjëherë si sot kaq shumë!
2-
“Ky sekret t’mbetet midis nesh”
të them dhe fjalët i thërrmoj:
“Ndodhem në pragun e magjisë,
që ta kaloj, puthmë fort”.
Ti qesh me marrëzinë time,
unë rri e luaj me gotën bosh,
ah, kjo pasdite në anije
ndjesi të rralla po më zgjon.