TEKSTI ORIGJINAL

Refren(X2)
Do t'i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t'ia bëj dhuratë Nënës!

(Strofa 1)
Sa shumë dedikime e sa këngë janë kënduar,
sa vargje janë thurur e sa poezi janë shkruar,
sa shumë frymëzime që nga zemra kanë buruar,
për Ty Nëna ime, dashuri e pashteruar!
Nënë që më rrite je ikonë dhe hyjni,
se përpara teje unë gjithmonë ndiej fëmijë,
Ti je mishërimi i fjalës dhembshuri,
sepse vetëm Nëna e ka mrekullinë në gji!

Lulet e pranverës,
do t'i bëj buqetë,
do t'ia fal unë Nënës,
që më fali jetë!

(refren X2)
Do t'i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t'ia bëj dhuratë Nënës!

(strofa 2)
Për Ty Nëna ime unë do këndoj një jetë,
se ti mi ke kënduar ninullat që në djep,
asgjë nuk më kërkove gjithmonë ti vetëm jep,
je dhe do të mbetesh njeriu më i shtrenjtë!
Jetën më dhurove ti je Perëndi dhe Zot,
Nënë fjalë e shenjtë, si Nëna s'ka në botë,
fjala më e ëmbël dhe dora më e ngrohtë,
gjiri që një jetë pikon qumësht edhe lot!

Lulet e pranverës,
do t'i bëj buqetë,
do t'ia fal unë Nënës,
që më fali jetë!

(refren X2)
Do t'i mbledh rrezet e Diellit,
do marr bukurinë e Hënës,
do marr kaltërsinë e qiellit,
do t'ia bëj dhuratë Nënës!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024