Teksti Origjinal

O këto duarte te tua moj
Sa lezet të kanë
Aman kur ma loz ti vallen moj
zilin gjith ta kane
O gjith shoqet te tua moj
mbajn kokën mënjanë

O dil të ballkani moj
Të thërret beqari
Aman ta ka sjell fustanin moj
Qëndisur prej ari

Aman pa dil të dyqani moj
Të thërret prespari
Aman pa me vish fustsnin moj
Ngjyrë jargavani

Aman dil në dritare moj
Të thërret bandilli
Aman ta ka sjell unazën moj
Me gur xhevahiri

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020