TEKSTI ORIGJINAL

Kurr s'ta kam marrë hakun
Zemrën s'ta kam thy,
Fort po m'shtrëngon laku
Shpirtin po ma shkynë.

Por nga ti se prita
Kamën me ma vu,
Gjithqka un i shita
Veq shpirti m'ka tepru.

Refreni:
T'kam besu si fmija
Por tash nuk ja vlen,
Hak merr Perendia
Shpirtin kush s'ma blen.

Shko dhe mos u kthe
Asgjë të mos mbes,
Vetëm një grusht dhe
Hidhma kur të vdes.

Por nga ti se prita
Me m'shkatrru në jetë,
Gjithqka un i shita
Veq shpirti më ka mbetë.

Refreni:
T'kam besu si fmija
Por tash nuk ja vlen,
Hak merr Perendia
Shpirtin kush s'ma blen.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024