TEKSTI ORIGJINAL

Ikim nga vatani
Kyçin i çojmë portës
Seç na iku jeta
Rrugëve të botës
Vila gradaçela
Ngrita me këto duar
Kthehemi ku lindëm
Gjejmë shtëpinë rëzuar

Këto janë halle
Për ti qarë me lotë
Un po i këndoj o shok
Se nuk i qaj dotë

Se në vënd të huaj
Të bëhesh dhe mbret
Prap shkallë të huaja
Hipën edhe zbret
Nëpër shkallë hallesh
Hipim edhe zbresim
Emigrant të huaj
Bij të Shqipes mbesim

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024